Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth fytit

Pershendetje Dr.Keta.Jam shtatzene 7 javeshe.Ka 5 dit qe jam e semure nga fyti ,kam pas ethe e temp paksa,kam dhembje ne fyt e kollitje te thate qe sme le rehat.Ajo qe dua te te pyes eshte a ben te marr medikamente per sherim?A ndikojne medikamentet tek fryti me shume apo infeksioni?Mjekja qe e ndjek une shtatzanine nuk me ka pershkruar ilce,derisa ti ben bebi 12 jave.Por une jam shume keq,infeksioni po me perhapet edhe tek syte,tani edhe veshi me dhemb!!Dje kam pas gjakderdhje por mka kalu me skam,mjekja e konstatoj qe bebi eshte gjalle,i rrah zemra.Me ka pershkruar edhe utrogestan tableta vaginale dhe progesteron injeksione.A shkojne keto dy lloj medikamente bashke kur kan te njejtin funksion?Jam e hutuar sdi cfare te bej?Keshilla juaj sa me pare do me ndihmoje shume.Ju uroj gjitha te mirat?

Ami <3 (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Këshillat dhe trajtimi që të ka dhënë mjekja janë të vlefshme. Vetëm në rast se gjendja tënde do të shoqërohet me temperaturë, atëherë edhe mundet të rishikohet trajtimi. Në këtë kuptim të rekomandoj që të mundohet ta kalosh këtë gjendje me çajra ose të përdorësh shurup me natyrë bimore. Bronco balsamina është një ndër to. Konsumo deri në 2 litra lëngje si ujë apo lëngje frutash por evito lëngjet me gas apo kafetinë. Qëndro në ambjente të ngrohta dhe evito kontaktet me njerzit e shumtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti