Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzenise jashte mitre

Pershendetje doktoreshe.Desha tju pyes rreth shtatzanise jasht mitre jam e martuar qe 4 vite ne vitin 2011 pata shtatzani jasht mitre shtatzanin e kam pasur ne anen e djath jam operuar me laporoskop por kanalin e anes se djatht nuk e kam kontrollat qe 4 vite i bej me rregull nuk kam asnje problem, por problemi kryesor eshte se mjeku me tha qe nuk me rriten qelizat sa duhet cdoher kur bej kontrollen me mbesin vetem 10 ml nuk e di ku qendron problemi kam perdorur tableta clomophene citrate 50 mg por prap pa sukese...Eshte e mundur qe nuk mund te mbetem shtatzene ne anen e majt.... Ju lutem me ktheni pergjigje? ju falemderit..

Arbresha Kadriu (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbresha

Për të stimuluar maturimin e folikulit, për veç clomiphen ka dhe preparate të tjera që mund të përdoren me sukses. Kërkoja mjekut që ta përshkruaj në recetë. Të rekomandoj që marrjen e tyre duhet ta bësh për një periudhë të gjatë kohe nga 6-të muaj deri në një vit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti