Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetie dr Mimoza Kam lind vajzen qe 6 muaj pas 3 muajve me ka ardh cikli , qdo 28-ten dite , pasi qe u ktheva nga pushimi kam vones , dmth jan ber 31 dite, sa ka gjasa tkem mbet shtatzane , vajzen e ushqej me qumesht gjiri , theksoj qe shtazanin e par e kam ms stimilim ineksione , a ka problem nqoftese mbetem kaq shpejt a mundet trupi ta perballoj edhe nje lindje , ju faleminderit

Ela Ela (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lisa

Ushqyerja në mënyrë korrkte me qumësht gjiri është një metodë kontracepsioni, por, nuk është metodë e sigurtë, prandaj edhe mundet të kësh mbetur shtatzënë. Nëse dyshon se je shtatzënë, bëj një beta hCG për të vërtetuar apo përjashtuar këtë mundësi. Nëse shtatzënia ka ndodhur, duhet vetëm të kujdesësh sa më mirë për vehten, fëmijën tënd të vogël si dhe për ecurinë e mbarë të shtatzënisë. Të rekomandoj që për të vazhduar ose jo ushqimin me qumësht gjiri të fëmijët tënd, konsultohu me mjekun pediatër.

Gjithë të mirat.

/komuniteti