Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat ne shtatzeni

Pershendetje doktor, jam 25 vjecare, ne javen e 14-te te shtatezanise se pare, 3 mujate e pare kam perdorur vetem acid folik. Javen e kaluar isha ne vizit gjithqka ishte ne rregull me bebin gjinekologu im nuk me pershkroi asnje vitamin ose ndonje analize. Qe mos te jete vone deri ne viziten e ardhme a kishit mundur te me ndihmoni a duhet te bej ndonje analize apo te perdori ndonje gje. Me falni per kohen dhe ju falenderoj paraprakisht.

Miza M (10 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Pershendetje Ramize,

Shtatzenia eshte nje gjendje normale dhe shendetplote te cilen shumica e grave e aspirojne. Eshte e vertete qe gjate shtatzenise mund te ndodhin probleme te cilat mund te evitohen dhe rrjedhimisht shtatzena vazhdon te jete plotesisht e shendetshme. Per kete qellim duhet te behen disa analiza dhe ekzaminime te cilat bejne pjese ne grupin e analizave skrining (qe do te thote behen per te parandaluar problemet e mundshme).

Te rekomandoj qe gjate vizites antenatale te bisedosh gjeresisht me gjinekologun tend jo vetem per analizat/ekzaminimet, por edhe te marresh keshillat per menyren e shendetshme te te jetuarit (ushqimi, aktiviteti fizik, puna, aktiviteti seksual etj).

Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti