Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aspirina

Jam ne javen e 24-te te shtatezanise. Me recete te mjekut jam duke perdorur Aspirin 75 mg qe dy muaj, doja te dija deri kur me lejohet ta perdor?

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Aspirina është preparat që përdoret në shtatzëni, kryesisht për rastet e grave që në jetën e tyre kanë patur disa aborte spontane, apo për gratë që kanë patur lindje të mëparshme me hipertension, edema dhe albuminuri.

Ju mund ta përdorni aspirinën sipas këshillës së mjekut deri në javën e 36 të shtatzënisë. Vazhdoni të mbani lidhje me mjekun tuaj gjinekolog së paku çdo 2 javë që ai të vëzhgojë efektet e këtij preparati, në lidhje më kohën e hemorragjisë dhe koagulimit të gjakut tuaj.

Sinqerisht ju uroj shtatzëni të shëndetshme.

/komuniteti