Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi mungesen e menstruacioneve

Pershendetje dr.Moza!Urime per punen tuaj te palodhur!Kam nje problem,kam djalin 22muajsh,dhe akoma nuk kam menstruacione qe pas lindjes.Ky eshte femija i trete,kam djalin 9 vjec dhe vajzen 3,5 vjece.Une jam 33 vjece.Djalin e kam ushqyer rregullisht me gji deri para 3javesh.Gjithashtu qe pas lindjes kam perdorur vazhdimisht microlut.Kur i nderpreva gjirin e nderpreva dhe ate,me shpresen se do me riktheheshin menstruacionet.Tani dua te di cfare lloj analizash dhe kontrollesh duhet ekzaktesisht te bej une qe te zbuloj shkakun e ketij problemi?Ju si mendoni nga se me vjen kjo mungese?Ju lutem me ktheni pergjigje sepse jam e shqetesuar.Falemnderit shume!Gjithe te mirat!

Loreta Llukaj (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta

Të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Nëse mjeku e shikon të arsyeshme mund të kërkoj edhe analiza të tjera specifike siç janë niveli i prolaktinës, estradioli, progesteronemia, FSH, LH, TSH. Nga rezultatet mjeku do të gjejë shkakun dhe do të japë trajtimin e domosdoshëm.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965 për të zgjidhur problemin që të shqetëson.

Gjithë të mirat.

Loreta Llukaj (10 vite më parë)
Falemnderit dr.Moza!Jeni e mrekullueshme!

/komuniteti