Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bevitgal

Përshëndetje doktoresha mimoza un para disa dite ju bëra pytje rreth acid folikut.Se un që dy vite përdori folan 5mg e ju me propozuat që ta marr acit folik 400 mikrogram. Doktoresh un sot shkova me ble kish shum lloje e farmacistja me propozoj kët bevitagal tableta me vitamin b6 edhe b12 perdor tha se shum gra edhe po kan sukses.Un doktoresh deshta me ju pyt se a me perdor në vend të acid folikut apo me perdor edhe acid folikun që ma propozuat ju.Sepse farmacistja inshalla nuk ka desht vetm të ma shet mua se ishte bajagi shtrejt a të përdori kët deri javen e 12 apo të vazhdoj të përdori acid folikun!? Ju uroj pun të mbar..

Sabina Berisha (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Acidi folik është i rekomanduar të përdoret në fillimet e shtatzënisë (edhe tre muaj para fillimit të shtatzënisë) e deri në fund të javë së 12-të të saj, për të mbrojtur tubin neural të bebit. Sasia e rekomanduar e acidit folik është 400 µg (mikrogram) ose 0.4 mg në ditë. Kjo vitaminë bën pjesë në kompleksin e vitaminave B dhe njihet si B9 (në USA dhe Gjermani) ose B11 në vendet e tjera. Mund të përdoret çdo lloj produkti/prodhimi, mjafton që përbërja të jetë acid folik.

Vitaminat B6 dhe B12 mund t’i përdorësh duke u konsultuar me një mjek kardiolog se përdoren për të parandaluar ndonjë problem të mundshëm në zemër kur ekziston rreziku dhe mundet të shoqërohen edhe me acid folik. Në këtë rast trajtimi nuk bëhet për të mbrojtur tubin neural të bëbit, por për t’u mbrojtur nga ndonjë infarkt kardiak i mundshëm.

Gjithë të mirat.

Sabina Berisha (10 vite më parë)
Jo nuk jam shtatzane, por fjala juaj shkoft ne vesh te zoti inshalla zoti na gezon me fmij te gjithave
Be Lina (10 vite më parë)
Sabina me fal po dua te pyes a je shtatezane a

/komuniteti