Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Floradix apo dicka tjeter?

Dr keta, te pershendes shume. Jam 12 jave shtatzene dhe kam nje anemi te lehte, tabletat e hekurit qe mi pershkruajti mjekja bashke me multivitaminat nuk po mundem ti pi sepse me ngacmojne shume te vjelluren dhe ende sme eshte ndalur e vjellura mua, sepse isha me hyperemezis ne kete shtatzani. A dini ndonje preparat me te lehte per perdorim, psh floradix? Cfare ju sugjeroni ju pacienteve tuaja? Cdo te mire

Sumejja Sumejja (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sumeja

Shumë shtatzëna e kalojnë tremujorin e parë me të vjella. Nëse anemia është e pranishme, të rekomandoj të bësh elektroforezë të hemoglobinës për të vlerësuar llojin e anemisë dhe ferritineminë për të vlerësuar rezervat e hekurit në gjak. Nga rezultëtet e këtyre ekzaminimeve, mjeku do të vlerësoj nëse duhe ta vazhdosh ose jo marrjen e hekurit.

Për të lehtësuar gjendjen e të vjellave, mund të përdorësh një kompleks të vitaminës B që quhen Plasigen B6.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti