Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzanise

Pershendetje desha me ju pyte qe gati 2 vite kom pas abort dhe shkaku i abortit ka qen hematom,kam perdor edhe kokrrat nen gjuhe dhe poashtu me kan pastruar.....pas asaj kohe jam ruajtur per mos mbetjen e shtatzanis ne menyr natyrale ni kohe jo shume te gjate, dhe prej asaj kohe e deri me sod nuk ruhem fare por tash nuk po mbes shtatzane a eshte petu merakos diqka apo ku eshte problemi qe nuk po muj me mbet ju falemnderit shum

Sh S (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sheri

Të rekomandoj që në ditën e 14-16 të ciklit të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse folikuli rezulton me parametra normal, lind nevoja e kryerjes së HSG (histero-salpingo-grafi), për të vlerësuar kalueshmërinë tubare. Nëse ekzaminimi dhe spermograma janë brënda normave, shtatzënia do të ndodhë. Meqë ke bërë dy aborte spontane, si analizë më të domosdoshme që duhet të bësh është TORCH, kardiolipinat dhe titri i komplementit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti