Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet te behet papa testi?

Pershendetje, Kur eshte koha me e pershtatshme pas ciklit per te bere papa test apo nuk ka rendesi.

Bubulina ** (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bubulina,

Koha më e mirë është ndërmjet ditës së 12 deri 18 pas ditës së parë të menstruacioneve.

Duhet të kihet parasysh, që rreth 2 ditë përpara se të shkohet për të bërë Pap-testin, duhet shmangur dushi vaginal, përdorimi i medikamenteve, suposteve apo kremrave vaginal. Gjithashtu nuk duhet të kryhet marrëdhënie seksuale, së paku 24 orë përpara marrjes së materialit qelizor.

Gjithë të mirat.

/komuniteti