Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur e kam ovulimin?

Cilklin e kam te qrregullt qe 3 muaj domethan ket muaj mu vonuan 2 jave e tash deshta me dit kur e kam ovulimin ne ket muaj ciklin e kam pas prej 13-18 tetor flm nese gjeni koh te me pergjigjeni.

Esa 13 (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esa

Nëse ciklin menstrual përpara këtij çrregullimi e ke patur të rregullt afërsisht me 28-të ditë, ka shumë mundësi që ditët e ovulacionit të jenë rreth datave 29-31 tetor. Për të qënë e sigurtë rreth këtyre datave bëj një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar maturimin e folikulit.

Nëse cikli menstrual vazhdon të jetë i çrregullt, lind nevoja që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të vlerësuar dhe gjendur shkakun e çrregullimit menstrual, i cili duhet me patjetër të trajtohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti