Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet te shqetesohem, si te veproj?

Pershendetje dr mimoza keta jam nje vajze 26 vjec qe prej 4 vitesh tentojme per tu bere prinder,por pa sukses megjithese i kemi bere te gjitha kontrollet e analizat e na kan dale mire deri tani skam mbetur asnjeher shtatezane.Shqetesimi im tani per tani eshte se kam marre 10 kokrra clomid nga dita 3-7 te ciklit dhe diten e 12 choriomon 5000 i.U te rekomanduar nga nje gjinekolog,por qe nga dita qe kam bere injeksionin kam dhimbje te forta barku,shpine e qe vazhdojne edhe tani,po ashtu edhe zemra dhe krahu i majte me mpihej ne momentet kur kisha dhimbjet e zemres ate dit qe bera choriomon 5000 i.U ,kete te hene.A jane normale keto dhimbje,cfare te bej? Me falni per kohen qe ju mora edhe ju uroj gjithe te mirat!

Ina Ina Nilja (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Katër vite janë shumë, për një çift i cili tenton për shtatzëni. Në distancë nuk di se çfarë të të rekomandoj, por nëse e shikon të mundur më kontakto në klinikën ku punoj me numri 0692033965, duke shpresuar që rekomandimet e mija pas një vizite gjinekologjike dhe analizave apo edhe ekzaminimeve të tjera specifike të jenë frytdhënëse.

Gjithë të mirat.

/komuniteti