Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit 2 jave

E nderuar Kam vones te ciklit dy jave kam bere testin e urines negativ kam bere kontroll me ka dal vezore mikrocistike dhe testin en gjak 0.88 me ka dal rezultati jem shum e shqetsuar per kete vones qdo here ciklin e kame te rregullt

Sara Sara (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Mundet që çrregullimi menstrual të jetë për shkak të tentativës për shtatzëni. Megjithatë bën mirë të bësh një vizitë gjinekologjike ku mjeku të vlersoj shkakun se përse ka ndodhur kështu (gjithnjë nëse është i përjashtuar prania e fillimit të një shtatzënie). Nëse vlerësohet se nuk ka asnjë shkak të qënësishëm, duhet të dish se së paku një herë në vit ndodh një vonesë menstruale për shkak edhe të gjendjeve emocionale, lodhjeve dhe streseve të punës apo të shtëpisë. E kjo nuk ka asnjë problem shqetësues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti