Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i ciklit pas marteses

Si jeni dr.Keta? Edhe kesaj here nuk mbeta shtatzen prej se jam martu me ka ardh cikli tri her. Hera e 1: nje jav para dates. Hera e 2; dy dite para dates dhe hera e 3: nje dite pas dates. Me eshte q'rregullu cikli prej se jam martu qdoher e kam pas te rregullt 28dite. Sa jane shancet te mbetem shtatzen pas ketij q'rregullimi? C'do te mire..

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Më diferencë të vogël ditësh, cikli menstrual nuk konsiderohet i çrregullt. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik në ditën e 14-16 të ciklit, për të vlerësuar maturimin e folikulit. Duhet të bësh edhe disa analiza të tjera specifike për vete dhe bashkëshortin, sipas këshillës së mjekut që do të ndjekë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti