Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shfaqja e lythit gjate shtatzenise

Pershendetje, jam 5 jave e gjysem shtatezene dhe ka rreth 3 muaj qe me eshte shfaqur nje si lyth perafersisht ne madhesine e nje bizeleje ne pjesen ku perfundon hapja vaginale ne drejtim te anusit. Para 1 muj e gjysme isha te dr gjinekologe ajo me tha se eshte mbledhur qelb e hoqi dhe e dezinfektoj, me mori edhe strishot sepse kisha nje infeksion te lehte, te cilin e trajtova me canesten vaginaleta. Por pas ca kohe u shfaq e njejta dhe dr pras nje muaji prap e perseriti te njejten gje, e hoqi qelbin dhe e dezinfektoj. Tani jane bere 2 jave dhe ka filluar te rritet prap cfare me rekomandoni?

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Të rekomandoj që qelbin/sekrecionin që del nga kokra, t’i bësh një kulturë/mbjellje për të gjetur shkaktarin dhe antibitikën më efikas. Meqë je shtatzënën dhe zakonisht nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve në tremujoirn e parë të shtatzënisë, mund të përdoret pomade lokale që kanë në përbërje antibiotikun që reagon kundrejt infeksionit. Ky lloj trajtimi konsiderohet lokal dhe nuk ka efekte negative në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti