Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te jete shtatzeni?

Pershendetje e nderuar mimoza jam 24 vjece e kam nje djal 15 muajsh. por kam nje problem me dat 20 korrik te ketij vit pata nje deshtim spontan ne javen e 4tert pas nje muaj bera nje eko nga posht dhe doktorri tha qe cdo qe dukej ne rregull nga eko por me tha qe te beja nje pap-test por qe pergjigjen duhet ta mar nga mesi nentorit dhe sot ne dat28 tetor prisja perjodat gje qe nuk me kan ardhur se gjithmon me vin nga mengesi ose dreka, por dhe para ca ditesh kisha si perzirja mengjeseve dhe gjat gjith dites kur haja ushqim me rrinte ne fyt si dhe ndjej si gudulisje ne fund te barkut me shum nga ana e majt si dhe her her dridhje te trupit a munt te jem shtatezan ju lutem me ketheni pergjigje sa me shpejt se jam ne merak se e di qe esht shum heret per te pasur nj shtatezani theksoi qe perjodat i kam shum te rregullta cdo 25 dit si vajz edhe pas lindjes te djalit 16 muajsh si dhe pas keij aborti qe pata flm

Sweet Girl Beby (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada,

Edhe mund të jesh shtatzënë sipas shenjave që përshkruan. Në fund të javës bëj një beta hCG dhe nëse nuk je shtatzënë, të rekomandoj që të mbrohesh duke përdorur një nga metodat e planifikimit familjar. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) rekomandon që shtatzënia pasardhëse të jetë në kohë më shumë se tre vjet nga shtatzënia paraardhëse, për të ruajtur shëndetin e bebit të lindur dhe nënës apo dhe bebit pasardhës. Por, nëse ke mbetur shtatzënë, mbetet vetëm të rritet kujdesja për ecuri sa më të mirë të shtatzënsië dhe shëndetit tënd.

Gjithë të mirat.

/komuniteti