Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjendja ime shume e dyshimte!

Pershendetje , kam 9 dite vonese te ciklit , kam qene dy here te mjeku dhe dy here me ka thene qe nuk mundet te verej asgje a jam apo nuk jam shtatzane dhe me tha te pres edhe nje jave ... zakonisht ciklin e kam te rregullt .. nuk kam bere asnje test shtatzanie .. kam te rrahurat e zemres me te shpreshtuara dhe shenjat tjera i kam por edi qe shenjat e shtatzanise dhe te ciklit ngjasojne shume ... a ka mundesi qe te jem shtatzane dhe te mos shihet me kaq dite vonese ?

Era A A (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Për sa shkruan, është një kohë e mjaftueshme që bebi të vërehet me ekzaminim ekografik sidomos me ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Mirë do jetë të bësh edhe një beta hCG dhe mjeku do të jetë i sigurtë në vlerësimin e tij. Nëse shtatzënia mungon, duhet me pa tjetër që të gjendet shkaku i çrregullimit menstrual dhe këtë e do e bëjë mjeku me anë të analizave dhe ekzaminimeve specifike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti