Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam akoma gji mbas 3 vjet lindjeje

Pershendetje.Kam lindur femijen para 3 vjetesh dhe femija me ka pire gji vetem 4 muajt e pare une kam akoma rrjedhje te qumshtit.Kam shkuar tek doktoret ketu ne kosove dhe me kan dhene qe te pi bromergon 2.5 mg tableta por keto ilace po me japin shum shqtesime nuk mundem as qe te qohem ne kembe...Kam shkuar tek doktoreshe i kam thene qe te me japi gjilpera dhe me ka thene qe nuk ka.....Ju lutem doktoreshe mund te me sygjeroni ndonje emer te ndonje lloje gjilpere per kete shqetesim se me te vertete tabletat nuk mundem ti pi se me japin shum shqetesime sikur edhe paracetamol te jete une e nxjerre... Ju faleminderit

Arsa Shtaloja (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arsa

Të rekomandoj të bësh matjen e nivelit të prolaktinës. Nëse niveli i prolaktinës është lartë, të rekomandoj të trajtohesh me arolac, janë tableta të cilat nuk shoqërohen nga efekte anësore dhe suportohen lehtë nga gruaja. Nëse niveli i prolaktionës rezulton në normë, atëherë duhet të ëbsh një ekzaminim ekografik të gjirit dhe një konsultë me mjekun senolog, për të gjetur dhe trajtuar një shkak tjetër të rrjedhjes së gjirit.

Gjithë të mirat.

Arsa Shtaloja (9 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe e bera analizen e nivelit te prilaktines.Te lutem a mund te me thuash se si me ka dalur dhe cfar duhet te bej.. Me ka dalur 9.4 ndersa vlera normale eshte 4.1-28.9

/komuniteti