Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet me kane ardhur me pak se zakonisht!

Ciklin e kam te rregull por kete muaj me ka ardhur fiks ne date por me pak gjakderdhje se zakonisht dhe pak zgjati vetem dy dit.theksoj se jam mbrojtur gjate mardhenieve dhe para shtat muajsh kam pasur nje abort dhe kte muaj kam filluar mardheniet.faleminderit

Marina Dauti (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marina,

Ajo që përshkruan për gjakrrjedhjen gjatë ditëve të gjakrrjedhjes nuk është shumë problematike, sepse varet edhe nga vetë individi. E rëndësishme është kohëzgjatja e ciklit menstrual nga dita e parë e gjakrrjedhjes e deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes së ardhshme. Mesatarisht kjo periudhë duhet të jetë 28-të ditë, por dhe disa ditë më parë apo disa ditë më pas nuk është problem shqetësuese.

Gjithë të mirat.

Marina Dauti (9 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe! Kam nje shqetesim .kohet e fundit pasi rikamfilluar mardheniet pas abortit para nje viti e gjysm kam gjakderdhje gjate mardhenieve dhe kjo me ndodh vetem ne rastet kur un provoj nje pozicion te ri gjate mardhenieve ,ndersa ne pozicionin e zakonshem nuk kam gjakderdhje.Eshte per tu shqetesuar kjo gje ? faleminderit

/komuniteti