Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kordonit

Pershendetje, E nderuar jam ne javen e 39 beba e ka kordonin rreth qafes ende, a mund te kem lindje normal apo duhet me operacion, shtatzanin ne pergjithesi e kam mire ju faleminderit

Era Era (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthizës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.

Pasi është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me stimulacion ose operacion cezarian. Këtë e vendos mjeku obstetër-gjinekolog. Lindja pa kujdesin mjeksor ose çdo pakujdesi mund të shpjerë në situata të pa riparueshme.

Shqetësimi që ti ngre, është real. Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.

Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.

/komuniteti