Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spermes

Pershendetje e nderuar jam 21 vjece dhe jam duke tentuar per femi kam 2 vite martes po ka 11 muaj qe tentoj te mbes shtezen po nuk funksionon gjithashtu sperma me del edhe pse nuk qohem fare deri ne mengjes te lutem me kthe pergjigje cfar duhet te bej qe te mbes shtatezen sa ma shpejt un jetoj ne itali flm gjithe te mirat

Lola Lola (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola,

Ajo që del jashtë pas raportit seksual është lëngu spermatik, ndërsa spermatozoidët luftojnë duke penetruar për të kapur vezën nëse ajo është në qarkullim. Të rekomandoj që rreth një orë pas raportit seksual të mbash një jastëk tek të ndenjurat dhe kokën mbështete pa jastëk.

Të këshilloj që të bësh një këshillim parakoncepsional që do të thotë të bësh vizitë gjinekologjike dhe të kryesh një seri analizash dhe ekzaminimesh, si ti dhe bashkëshorti.

Të uroj fat.

/komuniteti