Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periodat e vonuara

Pershendetje... une jam nje adoleshente 16 vjece, kam nje fizik te mesen sa shume te dobet dhe as shume te shendoshe. Kam nje problem pasi nuk me kane ardhur periodat per kete muaj pra muaji mbaroi dhe mua nuk me erdhen periodat... a duhet te shqetesohem dhe a jane normale keto crregullime? Shume falemindertit qe degjuat shqetesimin tim. Klm pres pergjigjen tuaj.

Alma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Vonesa menstruale nuk është normale. Për ti dhënë zgjidhje problemit, së bashku me nënën tënde të mirëpres në klinikën ku unë punoj. Mos neglizho, sepse problemi mund të ketë pasoja negative në shëndetin riprodhues nëse nuk trajtohet me kohë.

Gjitëh të mirat.

/komuniteti