Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista te fetusi 4 muaj

Pershendetje 4 muaj shtatzoni dr po dyshon per nje cist ne koke te bebit mu duhet ti boj analizat tek sistina ne shkup qfar mund te jet dhe pasojat qfar mund te jen pasi lind femiju

Siartaaa Si (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rumi

Janë analizat dhe ekzaminimet ato që do të vendosin diagnozën. Ka dy mundësi. Me rritjen e shtatzënisë kisti mund të absorbohet/përthithet ose të qëndroj në të njëjta përmasa. Nëse ndodh e dyta, mirë do të jetë që të këshillohesh me mjek neonatolog (mjeku i fëmijëve të porsalindur), i cili duhet të njohë situatën dhe duhet të jetë i pranishën në lindje, në mënyrë që të bëj ekzaminimet dhe trajtimin e menjëhershëm të bebit pas lindjes.

Gjithë të mirat.

Siartaaa Si (9 vite më parë)
Faliminderit shum per pergjegje

/komuniteti