Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ftohja e vezoreve dhe antibiotiket

Pershendetje doktoresh e nderuar une jam duke tentuar per shtatzani mirpo doktoresha qe ndjek kontrollat tek ajo me tha se i kam vezoret te ftohura dhe te zmadhuara dhe me uj ajo me dha ineksione lendocin 1gr 8 ineksione nga 2 here ne dit dhe vaginaleta meclon une desha te pyes se a esht kjo terapi adekuate per ket lloj semundje dhe a ka mundesi qe vezoret e mia ti kthehen gjendjes normale ju faleminderit

Pranvera Veliu (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Duhet ta vazhdosh trajtimin që të kanë rekomanduar me rigorozitet. Një javë pas trajtimit të rekomandoj të bësh rikontroll, për të rivlerësuar gjendjen e vezoreve.

Diagnoza që mjekja ka vendosur, është plotësisht e shërueshme dhe nëse trajtimi do të bëhet me korrektësi, vezoret do të jenë mëse normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti