Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rritja e folikulit

Pershendetje Dr.Mimoza, jemi ne perpjekje per shtatzani ka me shume se dy vite, ju kam shkruar edhe me pare. ne diten e 6 te cm.isha te mjeku ku gjate ehos vagonale mjeku konstatoi keto permasa te folikulit ovari i majt me folikul .12mm, ovari i djatht me folikul 8mm. pastaj shkova ne vizite ne diten e 12, dhe gjate vizites me eho vaginale mjeku konstatoi:ovari i majte-folikula 12.5mm, ndersa ne ovarin e djathte nuk kishte folikul, endometriumi 6, mjeku me keshilloi qe te shkoj kontroll pas 3dite (ne diten e 15 t[ cm),shtoj edhe kete qe une kam moshe 44 vjeqare, por kam menstruacione dhe ovulacion te rregullt, gjithashtu edhe partneri sipas analizave eshte ne rregull. me intereson te di "a jane normale permasae folikulave, dhe a ka gjasa te ndodh ovulacioni para vizites se ardhshme?". shpresaoj te me pergjigjeni sa me shpejt te jete e mundur. ju faleminderit shume.

Meri Meri (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Përmasat e folikulit që janë konstatuar nga mjeku, nuk janë të favorshme për të konceptuar shtatzëni. Mosha që ke nuk është e disfavorshme, por shpresat nuk duhen humbur. Fillimisht duhet të përdorësh stimulues të ovulacionit deri në 6-të muaj, për të vlerësuar nëse folikuli arrin në përmasat e nevojshme. Nëse shtatzënia nuk do të ndodh, një zgjdhje mund të jetë fekondimi artificial.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në SUOGJ Koço Gliozheni”, Tiranë, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti