Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas sa kohe mund te provoj per shtatzeni te re?

Pershendetje doktoresh. Doja tju pyesja, para 1 muaji e gjysme humba bebin tim, bere lindje te parakohshme kur isha 22 javeshe. Doja te dija mbas sa kohesh duhet ta provoj per nje shtatzani tjeter dhe a mund te mar multivitamina para se ta provoj prape ?ju pershendes

Rita Hoxha (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita

Më vjen keq përsa të ka ndodhur.

Rekomandohet që tentativa për shtatzëni pas abortit, të jetë tre deri në 6-të muaj. Gjatë kësaj periudhe bëj këshillim parakoncepsional që do të thotë një seri ekzaminimesh dhe analizash për të mundësuar gjetjen dhe trajtimin e shkakut se përse ka ndodhur aborti. Pas trajtimit të shkakun mundshëm, mund të tentohet për shtatzëni.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

hala (9 vite më parë)
pershendetje doktorresh eshte hera e pare qe po ju shkruaj, ndersa pergjigjet e juaja i kam lexuar me vemendje dhe besoj qe jeni shume e mire, njerezore pasi qe gjeni kohe dhe ju ndihmoni atyre qe kane nevoe per ndihme, konsult.

/komuniteti