Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Libra per shtatzani

Pershendetje dokoresh, ju lutem nese mund te me ndihmoni! une nuk gjendem ne trojet shqiptare, nese mund te me sugjeroni ndonje liber online per shtatzani qe eshte i dobishem? apo edhe ju nena te nderuara, ju lutem me ndihmoni...

Lina * (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elena

Për të patur një shtatzëni me ecuri normle dhe të sukseshme, unë do të sygjeroja që të ndjekësh rubrikat e faqes bebaime. Aty ka artikuj dhe udhëzime të ndryshme që duhet të ndjekin gratë që përpara konceptimit të shtatzënisë, gjatë shtatzënisë si dhe pas lindjes. Aty do të gjesh edhe rubrika dhe artikuj mjaft të mirë edhe për neonatologjinë si dhe këshillime për mirërritjen e bebit. Gjithashtu në këtë faqe do të gjesh artikuj të veçantë nga psikologu, biologu dhe stomatologu apo edhe nga mjekë të fushave të tjera. Në këtë faqe mund të këshillohesh me mjekët obstetër-gjinekologë si dhe me të gjithë mjekët e specialiteve të tjera që i vijnë në ndihmë nënës dhe bebit.

Faqja bebaime është e shkruan në gjuhë të thjeshtë shqipe dhe të kuptueshme nga populli.

Në këtë faqe, nënat edhe komunikojnë me njëra tjetër dhe shkëmbejnë eksperiencat e tyre.

Nëse dëshiron, mund të gjesh edhe rekomandime për një emër të bukur shqiptar për bebin tënd të ardhshëm.

Gjithë të mirat.

Lina * (9 vite më parë)
Pershendetje doktoresh, Te falenderoj shume per pergjigje, kjo faqe beba ime me ka ndihmuar jashtezakonisht shume ne te gjitha aspektet duke u pajisur me shume informata te dobishme, posaqerisht per ne shtatzenat qe jemi per here te pare shtatzene. Nje pyetje: a eshte normale qe ne fillim te shtatzanise (java e 6) ndonjehere po kam pak temperature dhe ethe?

/komuniteti