Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Embrioni

Pershendetje zonja keta. Heren e fundit kur isha ne kontroll isha ne javen e 9+0 . Permasat e emrionit ishin 21.4 mm . Si mendoni a eshte normale ?? Ju faleminderit

(9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona

Në fillim të javës së 9-të të shtatzënisë, norma e gjatësisë së embrionit duhet të jetë mesatarisht rreth 2.1-2.3 mm. Në këtë kuptim, them që zhvillimi embrionit është normal.

Të këshilloj që të mos merresh me vlerësim të përmasave që jep mjeku nga ekzaminimi ekografik, sidomos në fillimet e shtatzënisë, sepse gabimet në matje janë shumë të pranishme. Në raste të tilla rritet një shqetëesim i pakëndshëm, duke harruar gëzimin mbi atë që po rritet në trupin tënd. Duke u marrë me sensibilitete jo të qënësishme, prishet humori i cili mund të ndikoj negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(9 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen. Jeni shume e mire

/komuniteti