Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operacion

Kam dy lindje me operacion ju lutem te me tregoni cili eshte ndikimi negativ per mua pas dy intervenimeve kirurgjike (lindje me operacion). Une momentalisht ndihem mire, lindjen e fundit e kam pasur para 8 muajve. Tash jam shume nervoze mos ndoshta ka ndikuar anestezioni qe tash tere kohen e kam nje ndjenje stresi dhe nervoze. Jam bere e padurueshme.

Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonja Era,

Dëshiroj t’ju uroj si fillim, jetë të gjatë fëmijëve tuaj që i keni lindur me operacion (prerje) cezarian. Për sa shkruani mund t’ju them se, shqetësimet tuaja nuk kanë të bëjnë me operacionet që keni bërë.

Kur prerja cezariane përfundon teknikisht mirë, pa infeksione apo komplikacione post-operatore, e ardhmja e shëndetit të nënës si dhe oportuniteti për lindje të mëpasme, është mjaft premtues. Progreset që ka bërë anestezi-reanimacioni në kohët e sotme, janë të vlerësueshme. Mundësia e vetme e ndonjë komplikacioni të rëndësishëm në këtë ndërhyrje, është ulja e menjëhershme e tensionit (presionit të gjakut). Me kujdesin e mjekut anestezist, pasojat janë të evitueshme.

Pra, ju nuk keni arsye të dyshoni se problemi juaj, ka si shkak prerjet cezariane që keni kryer për lindjen e fëmijëve apo përdorimin e anestezive gjatë operacioneve.

Për ankesat që paraqisni, ju rekomandoj të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes ose gjinekologun për të gjetur ndonjë shkak të mundshëm. Në pamundësi ata do t’ju drejtojë pranë specialiteve të tjera të mjeksisë.

Ju përshëndes, dhe ju uroj jetë të gjatë fëmijëve tuaj.

/komuniteti