Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rubeola

Jam 13-14 javesh shtatzene, kam bere gjithe analizat e gjakut, urines dhe sekrecionet vaginale etj...eko...nuk me doli asne problem ne gjak pervec pak infeksoin urinar (per te cilin gjinekologja me dha mjekim te lehte). Prej disa ditesh jam mbushur ne fytyre me pucrra te vogla te kuqe qe duket sikur me djegin pak, ato po zhduken gradualisht dhe ne zonen poshte syve vazhdoj te kem njolla roze pak te fryra...a mund te jete kjo rubeole? Nuk e di a e kam kaluar femije kete semundje, mund te jem vaksinuar por nuk jam e sigurt...kam merak per ndikimn qe mund te kete ne fetus? Faleminderit.

Ani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje, Ani.

Më vjen mirë që analizat që ke bërë deri tani, të kanë dalë negative. Megjithëse po kalon një "infeksion", unë mendoj se ti nuk mundesh të vesh diagnozë. Atë e vendos vetëm mjeku pas disa ekzaminimeve laboratorike.

Unë mund të të them se rubeola është infeksion me rrezik për fetusin, nëse gruaja shtatzënë sëmuret para javës së 16 të shtatzënisë, ndonëse sëmundja paraqitet pa rrezik për nënën. Për t’u diagnostikuar nëse ke ose jo rubeolë, bëhet analizë laboratorike e gjakut ku vlerësohet IgG dhe IgM. Vlerësimi i këtyre të dhënave përcakton nëse ke kaluar apo je aktualisht me rubeolë.

Të uroj të kalosh shtatzëni normale.

/komuniteti