Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lengu amniotik i reduktuar

Pershendetje doktoresh/jam 32 jav shtatzan kisha eko dhe doktoresha tha lengu amniotik i reduktuar.Pesha fetale 1.921g.Centile 50.1.Lokalizimi i placentes lart.Paraqija cefalik.Aktiviteti i zemres vizualizohet ,normale.Dbp 86.0mm.Hc 291,omm.Ac 275,0mm.Fl 63,0mm.Hc/ac 1,06.Bpd/fl 1,37.Keto ishin permasat tek ekoja kam takim me dokt e lagjes por doja ta dija sa me pare a esht cdo gje normale per bebin tim?.Faleminderit ina

Ina Hoxha (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Të dhënat ekografike tregojnë për një zhvillim normal të bëbit, pasi përjashtoj krahasimet me milimetra, të dhënat ekografike me normat mesatare.

Reduktimi i lëngut amniotik ka një problem i cili duhet të vlerësohet nga mjekja që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Përgjegjese për ujrat e pakta mund të jetë pamjaftueshmëria e funksionit të placentës, ose humbja e tyre nga plasja e parakoshme e membranave. Në disa raste, pakësimi i ujrave mund të ndodhë nga anomali të veshkave apo rrugëve urinare të bebit, se prodhon pak urinë. Pasi vlerësohet situata, anomalitë mund të korrigjohen pas lindjes.

Nëse paksimi i ujrave ka ardhur nga insuficienca placentare, rregjimi i shtratit mund të jetë shumë i domosdoshëm.

Unë të uroj shtatzëni të mbarë deri në lindje.

/komuniteti