Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon myku ne tentimin per shtatzeni?

Doja tju pyesja per dicka qe me shqeteson. Po planifikoj per nje shtatzani te re. Ne shtepin ku jetoj e kemi me myk.sado qe e pastrojm dhe me solucione kunder mykut dhe sado qe e ajrosim rregulisht prape ai shfaqet gati ne cdo cep te shtepis. Pyetja ime eshte a ndikon ky per keq gjate shtatzanis? jam ne merak se nje abort e kam patur para nje viti dhe nuk dua te me ndodh perseri . Ju falenderoj shume . Gjithe te mirat

Romela Bare (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Romela

Lagështia dhe myku nuk kanë influencë të drejtpërdrejtë në ecurinë e shtatzënisë, por ato influencojnë indirekt në imunitetin e organizmit tënd. Meqënëse ke vendosur të planifikosh shtatzëni, bëj një këshillim parakoncepsional për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit, si dhe disa analiza specifike për të vlerësuar shkakun e abortit të mëparshëm. Nëse mbetesh shtatzënë, bën mirë që të ndrosh ambjentin e fjetjes dhe të qëndrimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti