Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vazhdimesia e shtatzanise

Pershendetje Doktoreshe, Se pari ju falenderoj per ndihmen qe gjithmone na jepni rreth shqetesimeve tona kur kemi nevoje. Une tani kam gjendjen stabile te shtatzanise mirepo desha te mar edhe mendimin tuaj per aktivitetet ne vazhdimesine e saj. Ne javen e 22 me eshte shkurtuar qafa e mitres duke rene ne 3.0 dhe kam pasur funneling, mirepo me terapi dhe regjim shtrati ne javen e 25 prape me eshte rregulluar ne 4.0 cm dhe jam mbyllur. Tani jam ne javen e 27 dhe ende nuk po eci ne shtepi, perveq per nevoja te miat, perndryshe rri shtrire tere kohen. Rralle kam shtrengime ne fund te barkut dhe nganjeher me duket se me rreh zemra me fort. Sipas jush a mund ti kthehem aktiviteve normale, te kryej ndonje pune ne shpi, te dal jashte te eci, apo te kem mardhenie? Ju falemnderit shume.

Lejla G (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Të dhënat që përshkruan mbi gjatësinë e qafës së mitrës e cila është e gjatë dhe e mbyllur, tregon se mund t’i kthehesh jetës normale. Megjithatë evito, ecjet e gjata dhe qëndrimet në këmbë apo ulur të lodhshme, punët e rënda dhe ngritjen e peshave. Mirë do jetë që edhe raportet seksuale t’i evitosh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti