Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja e mitres

Pershendetje doktoreshe? Doja te ju pyesja se pas hapjes ss mitres gati 1cm ne javen e 18 a mund te mbyllet pastaj me perdorim te magneziumit.ju falemnderit.

Amela Sweety (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amela

Hapja e qafës së mitrës në këtë moshë, tregon mundësinë e rrezikut për abort. Trajtimi me magnezium ndihmon në mos përparimin e hapjes së qafës së mitrës. Duhet të dish se rreziku për infeksion është shumë i madh. Prandaj krahas trajtimit me tokolitikë, duhet të bësh analzië dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Kjo bëhet për të marrë trajtim nëse është e nevojshme dhe ruajtur shtatzëninë. Nëse mjeku e shikon të arsyeshme, mundet që të bëjë serklazh (qepja e qafës së mitrës). Por edhe kjo ndërhyrje nuk siguron 100% mbylljen e qafës së mitrës dhe që shtatzënia të shkojë deri në fund të saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Meralda (1 vite më parë)
Pershendetje,te dashura nena uroj te jeni mire.Jam ne javen e 19 te shtazanise ,ne javen e 17 kam bere serkalzh sepse qafa e mitres me ishte shkurtuare 2.83 .Sot nga kontrolli dr me tha ka shkuar qafa e mitres 2.50 .Gjate keture ditve kam bere regjim absolut por me duhet te kthehem ne pune kam dhe dy femije te tjere . Ju lutem me thoni kush ka patur eksperience te tille si keni veperuare dhe a keni mundur ti coni shtatzanite deri ne fund. faleminderit per cdo keshille

/komuniteti