Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çka po ndodhe kam dhembje te tmerrshme?

Pershendetje dr,osht dasht cikli mem ardh ma daten 25por nuk me erdhi,qe dy dite kam sikur mestracione te bardha ama .gjyra ma e mbyllt,edhe mbram kom pas dhembje tmerrshme shpines,edhe dy anet e barkut,kah vezoret,i gjitthe barku,sot mengjes mkish dal e njejta ama edhe me pak gjake edhe po.kam dhembje fund barkut,qka te beje,gjoksi me dhemb shume,edhe ka gazra teper te shpeshta.A mund te jem shtatzan apo kjo osht diqka tjeter,faleminderit per kohen.

Egzona Krasniqi (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xona

Për të vlerësuar nëse je apo jo shtatzënë, bëj një beta hCG. Nëse nuk je shtatzënë, shenjat që përshkruan mund të jenë pasojë e ndonjë infeksioni vaginal apo urinar. Prandaj duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinare. Nëse nuk ke infeksion, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetit uterin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti