Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzania e vonshme

Zonje, jam shtazane ne javen e 11. Pas disa ditesh kam viziten te gjinekologu, por ajo qe dua te di paraprakisht eshte nese duhet te shqetesohem per faktin qe nuk kam asnje shenje, qe te vertetoje ne vazhdimesi se gjerat po shkojne mire me shtatzanine tim. Jam 40 vjec dhe ky shqetesim me shoqeron cdo dite. Vizita e pare te mjeku tregoi se foshnja eshte mire dhe te rrahurat e zemres ishin ne rregull. Ne fillim kisha shenja te vogla me lodhjen, shijen e keqe per disa ushqime, ndersa tani jo me.

Tina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Zakonisht në fund të tremujorit të parë të shtatzënisë, shenjat e dukshme të shtatzënisë fillojnë të zhduken. Prandaj ka mundësi që kjo po të ndodh edhe ty.

Ti mos u shqetëso, paraqitu tek mjeku gjinekolog në kohën e duhur për të konfirmuar vazhdimin e shtatzënisë.

/komuniteti