Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion urinar

Faleminderit per pergjigjen mbi rubeolen, nuk jam infektuar (kjo eshte pergjigje e analizave qe me sygjeruat). Por nje shqetesim tjeter kam, per te kuruar infeksionin urinar gjinekologja me dha nje recete me medikamentin "Urodel" apo "Uroden" (me falni per mos saktesine e emertimit, pasi nuk e njoh kete fushe), dhe shume farmaciste refuzojne te ma japin ta pi (thone nuk keshillohet per grate shtatzena) si duhet te veproj te mos mjekohem fare? apo ta perdore mjekimin me besimin te gjinekologja? Faleminderit dhe urimet me te mira per faqen qe keni hapur :)

Ani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani.

Urokultura dhe antibiograma për të përcaktuar antibiotikun, paraprin shërimin e infeksioneve urinare.

Krahas, rekomandoj të përdoresh negram si disifektant i rrugëve urinare. Përdorimi në 5-së ditët e para, tre herë nga dy tableta, nga goja pas buke dhe 30 tableta të tjera duhet të merren një muaj rresht çdo ditë nga një kokër.

/komuniteti