Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta

Pershendetje, desha te te pyes doktoreshe, para 6 muajsh kam qene shtatzene mirepo beba ime me ka vdekur 2 dite para se te me lindte ne bark, mandej kemi bere obduksionin, shkaktare ka qene placenta eshte mbyllur, desha me tregoni nese mbes shtatzene prape a mund te me ndodh e njejta gje?

Valbona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona.

Ajo që të ka ndodhur, edhe mund të përsëritet. Unë të rekomandoj që tre muaj përpara shtatzënisë dhe gjatë gjithë kohës së saj, të përdorësh një tabletë aspirinë ose salospir në ditë për të evituar shkakun që ka shkaktuar vdekjen e bebit.

Gjithashtu, ndjekja obsterikale e vemëndshme nëpërmjet ekzaminimit ekografik dhe fluksimetrisë, do bënte që mjeku obstetër-gjinekolog të gjejë momentin e rrezikut dhe me ndërhyrje kirurgjikale të shpëtoj bebin e ardhshëm.

/komuniteti