Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E merakosur

Tani sa lexova ne nje faqe ketu ne internet, qe kush ka patur nje abort nuk duhet te presi me shume se 6 muaj per te provuar prape, se ata qe presin me shume se 6 deri ne nje vit dhe provojn prape dhe ngelen shtatzane, jan gjasat me te medha per te patur perseri nje abort.Une jam ne merak se para nje viti pata abort dhe tani jam gati te provoj perseri po nga kjo qe lexova me hyri frika. Mos kam bere gabim qe kam pritur kaq gjate??..Ju lutem nje pergjigje.Dhe dicka tjeter. Heren e fundit qe folem bashke me keshilluat te marr utrogestan.A mund te marr sa po te marr vesh qe jam shtatzan? Mos ndikon kjo per keq tek embrioni nese marr nje tablet nga goja cdo dite? Flm shume dr mirvete.

Romela Bare (9 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje Romela,

Nuk keni nevoje te merakoseni per shkak te pritjes, ju vetem duhet bere nje kontrolle sonografike ne diten e pare ose te dyte pas perfundimit te ciklit menstrual qe te siguroheni se kaviteti i mitres eshte i paster e mandej te provoni me shtatzeni. Utrogestanin duhet ta merrni qe nga fillimi i shtatezanise deri ne javen e 12 te shtatzenise.

Ju deshiroj suksese.

/komuniteti