Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia dhe prania e baktereve ne urine

Pershendetdoktoresh, si filllim faleminderit per kohen qe na kushtoni dhe keshillat. jam ne javen e 10 te shtatzanise, bera analizat dhe dola pak anemike por ajo qe me shqeteson me teper eshte fakti qe me dolen baktere ne urine, une nuk ndjej ndonje shqetesim qe mund te japin infesionet,si djegie ,dhimbje te fundit te barkut apo kruajtje... gjinekologia ime ndodhet jashte shtetit dhe nuk kam mundesi kontakti me te ,u konsultova me mjekun e familjes dhe me rekomandoj qe te marr hekur dhe vit,C per anemin si dhe per infeksionin trajtim per nje jave me ceporine. edhe pse e pyeta mjekun qe sa i rrezikshem eshte antibiotiku per beben dhe mora nje pergjigje. do deshiroja nje mendim nga ana juaj ne lidhje me antibiotikun , sepse jam pak ne merak ngaqe eshte dhe shtatzania ime e pare.. ju uroj nje dite sa me te mbare,dhe faleminderit per kohen qe me kushtuat

Eden Vokrri (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve nderi në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Të rekomandoj të konsumosh sa më shumë lëngje si ujë, çajra etj.

Trajtimin me hekur duhet ta vazhdosh deri 40-të ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Eden Vokrri (9 vite më parë)
doktoresh ne fakt une kam 3 dite qe e kam perdor ceporinen 500 mg 3 here ne dite mas buke.. ta nderpres marrjen e antibiotikut dmth?

/komuniteti