Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i ovulacionit

Pershendetje Dr. Jam nje vajze 23 vjec dhe qe prej 6 muajsh dua te kem nje bebe por nuk po mundem. Doja te dija persa i perket testit te ovulacionit. Eshte i besueshem? dhe a funksionon ashtu sic duhet? Ju faleminderit per kohen qe me kushtuat.

(3 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Kadriela,

Është e pabesueshme, ekziston një periudhë e shkurtër kohore gjatë çdo cikli kur gruaja mund të mbetet shtatzënë. Kjo periudhë nuk zgjatë më shumë se katër ditë. Gjatë secilit muaj, në vezoret e juaja fillojnë të rriten 15-20 qeliza vezë. Qeliza vezë më e madh lirohet në kavitetin e barkut dhe pastaj kalon në tubat e mitrës. Ky proces quhet ovulacion, pra lirimi I qelizës vezë nga vezorja.

Qeliza vezë mbijeton për 12-24 orë pa u fekonduar. Në anën tjetër spermatozoidet mund të mbijetojnë në trupin tuaj deri edhe 7 ditë. Prandaj për të rritur gjasat që të mbeteni shtatzënë, duhet të keni marrëdhënie seksuale disa ditë përpara ovulacionit – në të ashtuquajturën “dritare fertile”.

Një mënyrë për t’u siguruar se do të ndodhë një gjë e tillë, është që të keni marrëdhënie seksuale disa herë në javë gjatë gjithë ciklit menstrual. Në këtë mënyrë vazhdimisht do të ketë spermatozoide të shëndosha që në tubat e mitrës do ta presin qelizën vezë e cila do të lirohet nga vezorja.

Si ndihmojnë kitet e ovulacionit?

Kitet e ovulacionit ju ndihmojnë që të identifikohen ditët e “dritares fertile”, por nuk ka të dhëna se nëse përdorni këto kite do të rriten gjasat për të mbetur shtatzënë me rrugë natyrale. Ekspertët rekomandojnë që për të maksimalizuar gjasat për koncepcion, duhet të keni marrëdhënie të rregullta seksuale gjatë gjithë ciklit menstrual. Megjithatë disa çifte preferojnë që ta identifikojnë kohën kur janë gjasat më të mëdha për të mbetur shtatzënë. Janë disa arsye pse gratë preferojnë të parashikojnë periudhën e tyre fertile:

• nëse njëri ose të dy partnerët punojnë shpesh larg shtëpisë, atëherë është shumë e kuptueshme që të “kurdisni” kohën që të keni marrëdhënie seksuale në ditët kur gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të mëdha.

• nëse keni orar të ngjeshur në punë dhe përveç kësaj duhet të kujdeseni edhe për fëmijët, në këto rrethana ju I jepni seksit më pak prioritet; ju mund ta konsideroni si barrë që të keni marrëdhënie seksuale çdo 2-3 ditë.

• është shumë më vështirë që të mbeteni shtatzënë nëse keni ciklin menstrual jo të rregullt – ideale në këtë rast është që të keni marrëdhënie disa herë në javë, por nëse nuk mbeteni shtatzënë edhe pas disa muaj përpjekjesh, edhe marrëdhëniet seksuale do të jenë stresuese.

• nëse dyshoni se nuk keni ovulacion, mund ta vërtetoni këtë me ndihmën e këtyre kiteve, kur jeni vetëm në shtëpi.

Ka shumë mënyrë për të determinuar kur e keni “dritaren fertile”. Mund ta përcillni më me kujdes ciklin tuaj menstural, mund ta përcillni temperaturën bazale ose mund t’I përcillni ndryshimet në mukusin e qafës së mitrës. Por, mund të jetë e mundimshme që ta merrni vesh kohë kur keni ovulacioninm, sidomos nëse keni ciklin menstrual të çrregullt. Në këto raste ndihmojnë kitet për parashikimin e ovulacionit (ovulation predictor kits – OPK).

Me OPK parashikohet shpejt dhe me lehtësi koha e ovulacionit, ashtu që të mund të keni marrëdhënie seksuale gjatë “dritares fertile”. Bisedon me gjinekologun tuaj dhe kërkoni prej tij që t’ju sigurojë OPK.

Si funksionin OPK?

Ekzistojnë dy lloje të OPK: ato që bazohen në urinë dhe ato që testojnë pështymën. Këto funksionojnë në mënyra të ndryshme:

• OPK me urinë e detekton rritjen e hormonit luteinizues (LH), rritje e cila ndodh një ose dy ditë para ovulacionit. Kjo rritje e LH e stimulon ovulacionin dhe shërben si sinjal se ju jeni në “dritaren fertile”. Ju vazhdimisht keni në urinë një sasi të vogël të LH, por disa ditë para ovulacionit sasia e LH rritet dyfish deri pesëfish. Pjesa më fertile e ciklit menstrual është periudha kohore prej fillimit të rritjes së LH dhe vazhdon 12-36 orë pas kësaj rritjeje. Kjo është përiudha kohore kur gjasat që ju të mbeteni shtatzënë janë maksimale.

• OPK me pështymë detekton rritjen e estrogjenit. Estrogjeni vazhdon të rritet sa më shumë që I afroheni kohës së ovulacionit. Pra, OPK me pështymë nk e detekton hormonin I cili e stimulon ovulacionin. Me rritjen e sasisë së estrogjenit, rritet edhe sasia e kripës në pështymë. Kur pështyma kristalizohet, formohen kristale që kanë pamjen e fierit. OPK me pështymë është praktikisht një mikroskop I vogël që mund të futet në xhep, me të cilin mund të shihni “fenomenin e fierit” në pështymë tuaj kur ajo teret. Fenomeni I fierit paraqitet disa ditë para ovulacionit dhe ju ndihmon që të identifikoni ditët më fertile gjatë ciklit menstrual.

Si përdoret OPK?

Nëse OPK është me urinë, atëherë kitin e futni në një shishe të mbushur me urinë, ose e leni të laget derisa ju urinoni (pra e leni të laget nën vrushkullin e urinës). Në kit dalin ngjyra të cilat ju tregojnë se a ka filluar të rritet LH.

Udhëzimet për përdorim dallojnë varësisht nga lloji I kitit, por zakonisht urina duhet të merret prej orës 10 të mëngjesit deri në ora 20; koha më e mirë është prej orës 14 deri 14:30. Përpiquni që ta merrni urinën çdo ditë në të njëjtën kohë, ndonëse kjo nuk është absolutisht e domosdoshme. Mos e testoni urinën menjëherë sapo të zgjoheni nga gjumi, sepse në këtë mënyra mund ta huqni ditën e parë të rritjes së LH. Mos pini lëngje 2 orë përpara se ta bëni testin, sepse sasia e madhe e lëngjeve e “hollon” urinën dhe do të jetë më e vështirë që të detektohet rritja e LH.

Testi duhet të lexohet pas 10 minutave. Nëse testi është pozitiv ngjyra nuk zhduket, por nëse testi është pozitiv më vonë mund të shihet një shirit I zbehtë. Prandaj, menjëherë sapo ta keni lexuar testin, hidhni menjëherë.

Përdorimi i OPK me pështymë është më I lehtë, sepse krejt çfarë duhet të bëni është që të qitni pak pështymë në xham. Pështymë mund ta qitni me gisht ose mund të lëpini xhamin. Këtë duhet ta bëni gjithmonë në mëngjes, para se të pini ose të hani diçka. Keni kujdes, mos qitni shumë pështymë dhe mos krijoni fluska të ajrit në xham. Leni pështymën që të teret dhe pastaj varësisht nga instruksionet shikoni xhamin nën mikroskop. Krahasoni pamjen që e shihni nën mikroskop me pamjet të cilat i keni marrë gjatë instruksioneve.

Pavarësisht se cilin lloj të OPK e përdorni, kjo ju ndihmon që të merrni vesh periudhën tuaj fertile. Zakonisht kjo periudhë është ditët e ciklit menstrual minus 17 ditë, për shembull nëse cikli menstrual është 28 ditë, fillon të bëni testin prej ditës së 11 dhe vazhdoni ta bëni për 6 ditë.

Edhe diçka tjetër që duhet të dini!

Paracetamoli dhe disa barna tjera nuk ndikojnë në rezultatet e testit, por patjetër konsultohuni me gjinekologun kur merrni barna (sidomos nëse merrni hormone). Barnat të cilat kanë hCG ose LH si dhe klomifeni ndikojnë në rezultatet e testit.

OPK me urinë janë 99% të sigurta dhe konsiderohen metoda më e mirë të cilën gratë mund ta aplikojnë edhe në shtëpi. Por, as këto nuk janë perfekte, sepse këto OPK teste e detektojnë rritjen e LH, por ndodhë që edhe pse LH është rritur nuk vie deri te ovulacioni. Ndodhë poashtu që të ketë rritje false të LH, përpara rritjes së vërtetë të LH.

Edhe diçka tjetër! Mos i përdorni OPK si mjet kontracepcioni, sepse mund të mbeteni shtatzënë edhe pas ovulacionit!

OPK me pështymë nuk janë të besueshme aq sa edhe testet me LH. Disa gjinekologë mendojnë se fenomeni i fierit mund të shihet edhe në periudha tjera gjatë ciklit menstrual (përveç kohës së ovulacionit). Nëse keni pengesa në të pamur, testi me pështymë nuk është metodë për ju.

/komuniteti