Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 42 e shtatzenise

Pershendetje deshta tju pys neser hy ne javen e 42 te shtatzanis sa eshte normale vonesa e lindjes se bebit eshte shtatzanija ime e par edhe nese kish pas mundsi mem ma pershkru si derdhen ujrat e bebit ju faleminderit ju uroj pun te mbar

Fitore Noar Hisenaj (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Të rekomandoj të drejtohesh sa më parë tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë dhe proçesin e lindjes, për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar likidin amniotik dhe të bëjë kardiotokografinë, për të monitoruar gjendjen e bebit. Sipas rezultateve mjeku do të rekomandoj ecurinë e proçesit të lindjes.

Mos neglizho.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Kaltrina Beqiraj (9 vite më parë)
Pershendetje jom ne javen e 24 te shtatzanis edhe po kom shum dhimbje ne fund te barkut deshta me ju pyet a është normale ne ketë javë te shtatëzanis me pas shum dhimbje qka po me rekomandoni ju falëminderit ..

/komuniteti