Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ju lutem të më tregoni cilat janë shkaqet që ndikojnë në mpirjen e duarve gjatë shtatzënisë?

Cdo here gjatë natës më mpihen duart. Jam në muajin e 5 të shtatzenise, jam 37 vjecare, shtatzenia e katërt. Aborte s'kam pasur. Mpierja mi kaplon duart prej berrylave gjer në gishtërinj dhe nga dhimbja më prishet gjumi disa here gjatë nates.

Valbona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona.

Mpirja e duarve gjatë shtatzënisë, mund të vijë edhe si shkak i fryrjeve apo edemave që shkaktohen gjatë saj. Fryrjet ushtojnë shtypje mbi nervat duke inervuar anësitë e sipërme dhe të poshme. Kjo situatë prish komoditetin gjatë shtatzënisë.

Të rekomandoj për ekzaminime në lidhje me funksionin e veshkave dhe kontroll të presionit arterial, për të përjashtuar patologji të tjera të mundshme të shtatzënisë.

Qëndrimi majtas kur je shtrirë apo në gjumë, favorizon pozitivisht në uljen e edemave.

Aferdita Kasabaj (3 vite më parë)
A mund te perdoret micotar gjat gjidhenies?
dime (8 vite më parë)
Pershendetje un 1 dit parase te lindja femin me than ke klamydia infeksion kam pir vetem nje antibiot dhe te nesermen kam lind me operacion tash ka nje jav femia dhe nuk kam pir antibiotikat me frigohem mos i bejn dem femijes Azithromycin keto jan antibiotiket qe duhet pir ju lutem me trg a mun ti pi apo jo a ndikojn te femiu apo jo

/komuniteti