Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotikët gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Duke mos e ditur qe isha shtatzene kam pire Agumentin 5 dite (10 tableta) nderkohe qe kam qene shtatzene rreth 2-3 jave jam bere shume merak per bebin tim per ndonje anomali te tij nga keto antibiotike ka rrezik ju lutem te me thoni te verteten sido qe te jete ajo. Edhe dicka tjeter per momentin po mjekoj edhe dhembet kam edhe per te hequr 2 dhemballe ka problem ta vazhdoj mjekimin apo ta nderpres?...Ju faleminderit...ne pritje te pergjigjes tuaj.

Brisi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brisi.

Përdorimi i antibiotikëve në shtatzëni, duhet të jetë i kufizuar dhe i specifikuar. Ato përdoren në raste të rëndësishme, nën mbikqyrjen e mjekut. Në shumë studime preparati agumentin është i lejuar të përdoret gjatë shtatzënisë, po ashtu dhe në shumë studime të tjera preparati agumentin nuk është i lejuar të përdoret gjatë shtatzënisë. Që të jem më e kuptueshme Brisi, po them se nuk është vlerësuar përfundimisht efekti i përdorimit të preparatit agumentin gjatë shtatzënisë. Gjithësesi prodhuesit e shkruajnë në fletën shoqëruese efektet anësore të tij.

Nuk është normale që dhëmbët të mjekohen gjatë shtatzënisë. Gjithmonë thuhet nga mjekët se përpara fillimit të saj, përveç shumë konsultave mjeksore, kontrolleve gjinekologjike dhe analizave laboratorike duhet të mjekohen edhe dhëmbët. Tashmë ti e ke fakt të kryer, domosdoshmërinë e mjekimit të dhëmbëve. Edhe mund të vazhdosh t’i mjekosh ato, por për çdo situatë të veçantë njofto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti