Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hipertensioni

Pershendetje! Jam ne javen e 8 te shtatzenise. Ka dy jave qe kam luhatje tensioni, me e larta qe arrin eshte 150/90 ndersa me e uleta 110/70. Gjinekolgu me ka thene se kam varirim te tensionit, madje me ka rekomanduar qe te marr metildop edhe nese shtypja eshte 120/80. Ju lutem doktoreshe me tregoni nese eshte ne rregull apo jo, sepse kam shume frike se mos i ndodh gje frytit. Te njejtin problem e kam pasur edhe me lindjen e pare por jo ne fillim te shtatzenise, por nga java e 28. Cfare te bej me konkretisht?

Lisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lisa.

Preparati që ka rekomanduar gjinekologu, përdoret në rastet e hipertensionit dhe nuk ndikon keq në ecurinë e shtatzënisë. Mos stabilizimi i presionit të gjakut tek shtatzëna, sjell preeklampsi të mbivendosur, ndërsa tek fetusi vonesë të rritjes fetale, vuajtje fetale inutero dhe deri mortalitet inutero.

/komuniteti