Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion candida spp

Pershendetje dr. jam ne javen e nente te shtatzanis dhe qe para se te mbes shtatzene jam me infeksion candida spp. mjeku me ka thene qe nuk eshte i rrezikshem dhe kam perdorur nje jave vaginaleta nystatin por pa sukses. Prap kam infeksion dhe ate ne sasi shume shume te madhe dhe me ere shume te padurueshme. ju lutem me tregoni di te veproj dhe si duhet mjekuar. ju falenderoj shume nese me ndihmoni

Aria A. (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Coci,

Meqë je shtatzënë në javën e 9-të, të këshilloj që të mos marrësh asnjë lloj trajtimi deri në fund të javë së 12-të. Gjatë kësaj periudhe të rekomandoj të përdorësh shplarsa me përdorim të jashtëm të testuar. Pas javës së 12-të, bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkaktarin dhe trajtimi do të jetë efikas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Aria A. (9 vite më parë)
Faleminderit dr. Mimoza per pergjigjjen tuaj.

/komuniteti