Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bi testi

Pershendetje dr. Mimoza.Jam ne javen e 12 te shtatzanise, sot bera ekon dhe doktori me tha keto vlera crl 52.5 mm, nt 1.9 mm, kocka e hundes e pranishme dhe lengu amniotik normal. Pra me tha qe gjithcka eshte ne rregull. Ju lutem mund te me thoni me keto vlera eshte e domosdoshme te kryhet bi testi? Jam 34 vjece dhe kam nje vajze te shendetshme 3 vjec e gjysem me te cilen kam patur nje shtatzani pa asnje problem. Ju faleminderit per kohen dhe ndihmen qe na jepni!

Ilda Shyle (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda,

Vlerësimi fetal, fillon në tremujorin e parë të shtatzënisë. Nga java e 14 deri në javën e 16 të shtatzënisë, është e mundshme kryerja e ekografisë me sondë transvaginale për të matur atë që quhet transducensa nukale. Kjo lejon kapjen më të shpejtë të anomalive kromozonike, që janë gati gjithmonë të pranishme në tremujorin e dytë.

Pas kësaj realizohet triple testi, i cili në rastet e dyshimit ekografik tregon se sa mund të jetë mundësia për të patur një morbus dawn. Është test i thjeshtë, që bëhet me marrjen e gjakut venoz nga nëna. Maten tre tregues të rëndësishëm dhe korelacioni midis tyre.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/dabell-dhe-tripell-testi-double-triple-test-

Gjithë të mirat.

Drin (5 vite më parë)
Doktoresh pershendetje! Sot kam marre pergjigjen e bi test i cili me rezulton 1:250, ku age risk eshte 1:469. Te lutem me thuaj nese jam e riskuar qe bebi im te kete sindromen down sepse nga pergjigja kuptoj qe kam riskun e larte, dhe cfare analize tjeter duhet te kryej per tu siguruar. Faleminderit

/komuniteti