Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llogaritja e datës së lindjes

Miredita doktoreshe, jeni e mrekullueshme. Kam nje pyetje, une kam pasur ciklin e fundit me daten 28.12.2009 dhe kam lind me operacion me daten 1 tetor 2010, shkaku i operacionit ishte se me thane mjeket se i eshte lidhur femise kerthiza rreth qafes. Une me bashkeshortin kemi pas marredhenie me daten 22 janar 2010. Desha te pyes a kom lind para kohe apo jo se femija me duket paksa i imet, te lutem me trego a duhet me shiku daten e ciklit apo marredhenien si shenje te shtatzanise, te lutem mu pergjigj dhe ma sheno daten e sakte se kur ish desht me lind une? Faliminderit dhe zoti te ndihmofte ne cdo hap te jetes, tung.

Genta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Genta.

Numërimi i ditëve të shtatzënisë, fillon me ditën e parë të menstruacionit të fundit. Nëse menstruacionet e fundit kanë filluar datë 28.12.2009, atëherë data ideale e lindjes duhet të ishte 06 tetor 2010.

Meqënëse fëmija yt ka lindur me datë 01 tetor 2010, unë them se mjekët kanë bërë zgjedhjen e duhur për datën e operacionit.

Fëmijës tënd i uroj shëndet dhe mbarësi në jetë.

(9 vite më parë)
aurel pa humb koh dergone te mjeku per ta mesuar shkakun ne cilen jav ke lind a e ushqen mir ...!! uroj taa kesh me shendet e jet te gjat
aurel (9 vite më parë)
pershendetje, kam nje shqetesim per femijen tim, ka lindur ne fillim 1700 gram dhe pas nje muaji nuk ka shtuar asnje gram me teper, nuk po e kuptojme, cfar mund te kete?
Ylli (13 vite më parë)
Pershendetje mjeke, beni nje pune shume te mire ju pergezoj, kam nje pyetje bashkeshortja ime tani me eshte shtatzene dhe eshte ne javen e 5, por ne kontrollet qe i ka be, mjekja ka shkruar se ka uterus bicornis, edhe se ajo ka thene se gjithcka eshte normal, por une kam lexuar dikur se kjo lloj anomalie ne miter shume raste nuk mundeson krijimin e shtatzenise, per fat neve na u mundesu, por edhe shume raste qe perfundojne me aborte, a ka mundesi te me tregoni sadopak lidhur me kete teme? Respekte.

/komuniteti