Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi gjatë shtatzënisë

Pershendetje jam 21 vjece dhe jam shtatzane ne javen e 15, doja te dija ndikon per keq seksi nqs e bej edhe cdo dite? Shtatzanine e kam pa probleme cdo gje shkon ne regull ndjej vetem barkun qe me rritet asnje shqetesim, ju falenderoj per mundesine?

Ari (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Më vjen mirë që çdo gjë tek ty është mirë, gjatë kësaj faze të shtatzënisë. Nuk është e shkruajtuar se bërja e seksit gjatë shtatzënisë, ka pasoja negative. E rëndësishme është që seksi të mos bwhet i dhunshëm apo të kryhet në pozicione që shkaktojnë dhëmbje ose trauma. Gjithashtu e rëndësishme është ruajtja pastër e ambjentit vaginal, nga infeksionet e mundshme.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti