Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venja e unazes (pesari) per siguri deri ne lindje

Jam Zana nga Tirana, paraprakisht ju njoftoj se vjet kam pasur nje lindje te parakohshme 27 javesh, dhe mjeket nuk kane specifikuar se pse ka ardhur deri te kjo gjendje, pos supozimeve per ndonje infeksion ose membrame e vogel qe nuk e mban peshen (meqe bebja ishte 1kg e 100 gram ne kohen e lindjen por nuk mbijetoj per 24 ore). Tani ne shtatzanine e dyte (jam 13 javshe) me kane propozuar venjen e nje unaze (pesari) per siguri deri ne lindje. Dua te di, sa eshte e sigurt venja e saj, a eshte e domosdoshme meqe deri tani jam shume mire, dhe se deri ne car muaji vihet ajo. Ju falenderoj paraprakisht

Zana Zana4 (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Pesari ndihmon në mbajtjen mbyllur të qafës së mitrës duke parandaluar lindjen e parakohshme. Vënia e saj rekomandohet në javën e 14-20 të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti